Ekipi i Gentian Selmanit në superformë, tashmë synon elitën turke (FOTO LAJM)

Ekipi i Menemen Bld ku aktivizohet portieri i kombëtares shqiptare Gentian Selmani vijon rezultatet pozitive, shkruan Albeu.com.

Skuadra e cila merr pjesë në Ligën e parë turke sot ka fituar 1-3 në transfertë Adanaspor AS duke u ngjitur ndjeshëm në rënditje.

Me këtë ritëm ekipi i Selmanit ngjitet në vendin e 4 në zonën Pllay-Off me 25 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të dytë që të dërgon sezonin e ardhshëm në Superligën turke.

Por për suksesin e Menemen Bld një meritë aposolute ka dhe portieri "Kuq e Zi" i cili e ka mbajtur shpesh portën të pa prekur duke ndihmuar skuadrën e tij. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2019, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori