Ekipi i Mourinhos më i mirë se i Guardiolës
Sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë, ky është Real Madridi, që në vitet e fundit është treguar më efikas në të gjitha kompeticionet edhe se vetë rivali i tij kryesor, Barcelona.

Pra, Real Madridi në vitin e fundit, nën drejtimin e Jose Mourinhos, ka një mesatare prej 2.74 gola për çdo ndeshje.

Kjo mesatare tejkalon Barcelonën e Guardiolas që ka një mesatare prej 2.68 gola për ndeshje.

Ky brez i mbretërve nën Mourinhon është më efikasi në historinë e Real Madridit, duke tejkaluar edhe brezin e Pepe Villalonga, i cili udhëhoqi Realin në vitet 1954-1957. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori