Ekipi kundërshtoi tranferimin e Griezmann, reagon avokati: Atletico po mashtron
Sevan Karian, avokati i Antoine Griezmannit, ka bërë të ditur se është i zhgënjyer me mënyrën se si Atletico Madridi është sjellë pasi transferimi i francezit në Barcelonë u konfirmua të premten.

"Los Rojiblancos" pretendojnë se përkundër që klauzola e shkëputjes së kontratës të Antoine Griezmannit ra nga 200 në 120 milionë euro më 1 korrik, Barcelona kishte marrëveshje me lojtarin para kësaj date.

Për këtë arsye, drejtuesit e Atletico Madridit e kanë kundërshtuar fuqishëm zyrtarizimit e transferimit të Griezmannit në Barcelonë, duke thënë se 120 milionë eurot që Barcelona i ka paguar nuk janë të mjaftueshme.

Kariani është i befasuar nga vendimet dhe deklaratat e Atletico Madridit. Qëndrimin e tij ai e shprehu në një intervistë të dhënë për revistën e famshme sportive, L’Equipe.

"Antoine është shumë i zhgënjyer nga sjellja e Atletico Madridit dhe drejtuesve të klubit, të cilat po mashtrojnë dhe janë duke e komunikuar të kundërtën e asaj që i thanë atij personalisht", ka thënë Kariani.

Vendimi për t’i kërkuar edhe 80 milionë euro të tjera për Griezmannit nuk kuptohet nga drejtuesit e Barcelonës, ndërsa avokati i futbollistit thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi i Atletico Madridit për padi ligjore.

"Le të bëjnë çfarëdo që e shohin të arsyeshme, ne do ta bëjmë të njëjtën gjë nëse e shohim të nevojshme", shtoi Kariani.
Shtuar më 13/07/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori