Ekipi spanjoll detyrohet të firmosë me kinezin 39 vjeçar
Jemi në periudhë merkato dhe ekipet e njohura europiane janë duke bërë përforcimet e tyre për sezonin e ri.

Një transferim i çuditshëm vjen së fundmi nga Spanja.

Klubi i Kategorisë së dytë, Ponferradina SD ka marrë në ekip futbollistin 39-vjeçar nga Kina, Leilei Gao. Në fakt, ai nuk është një transferim normal.

Në marrëveshje thuhet që Ponferradina nuk do t’i paguajë asnjë pagë lojtarit.

Thjesht është arritur një marrëveshje me një kompani spornorizimi që ka në administrim lojtarin, e cila do t’i hapë dyert e bashkëpunimeve të ardhshme në tregun kinez.

Ai do të qëndrojë fillimisht te ky ekip për gjashtë muaj, megjithëse ekziston mundësia që të zgjasë qëndrimin e tij deri në korrik 2020. Veterani është jashtëzakonisht i popullarizuar në Kinë.

Gao ka luatur me ekipe të njohura në kampionatin kinez. Ai gjithashtu ka luajtur në Zelandën e Re, Finlandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Madje ka luajtur edhe në Spanjë me UE Cornella dhe FC Jumilla.
Shtuar më 21/08/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori