Ekperti i merkatos "tremb" tifozat kuqezi: Milani e ka të vështirë rinovimin me Donnarumman
Milani prej disa muajsh është duke punuar për të rinovuar kontratën me gardianin e portës, Gianluigi
Donnarumma.
Italiani është i padiskutueshëm në formacionin bazë, por kontrata i skadon në qershorin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar se rinovimi është mjaftë i vështirë shkaku i agjentit të lojtarit, Mino Raiola.
"
Milan është duke punuar me Raiola që të gjejë zgjedhje. Kur Raiola përfshihet, asnjëherë nuk është lehtë, sepse ai
dëshiron klauzolë të lirimit për
Donnarumma dhe nuk ka marrëveshje për çmimin ose vlerën e kësaj klauzole të lirimit".
"Pra, ata janë duke negociuar. AC
Milan dëshiron ta mbajë
Donnarumman dhe lojtari
dëshiron qëndrimin. Është i bindur se është në projektin e Milanit që do jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshme".
"Pra,
Donnarumma është i hapur për qëndrim dhe
Milan dëshiron ta mbajë. Kjo, është arsyeja pse mendoj se do qëndroj dhe do nënshkruaj kontratën. Por, për momentin nuk ka marrëveshje të kompletuar. Duhet të presim", tha Romano për CBS Sports.
Interesim për
Donnarumman më herët ka shprehur gjigantët anglez, Chelsea dhe ai francez, PSG.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 10:25