EKSKLUZIVE/ Ardian Abazaj tregon ambiciet e Pogradecit për në Superiore: Nuk i trembemi askujt
Pogradeci këtë sezon na ka befasuar të gjithëve si me lojë ashtu dhe me rezultate. Liqenorët mbajnë vendin e dytë në Kategorinë e parë vetëm 2 pikë pas Lushnjës të cilën e mundën 2 javë më parë në transfertë.

Në lidhje me ecurinë e skuadrës ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com dhënë gazetarit Gerli Doko, trajneri Ardian Abazaj, i cili ka meritë apsolute duke formuar një skuadër cilësore dhe të denjë për të synuar Superioren qe i mungon Liqenorëve prej sezonit 2011-2012.

Për më shumë lexoni më poshtë Intervistën e plotë.


INTERVISTA E PLOTË:

1-Ardian çfarë ju bindi të riktheheshit sërish te Pogradeci?


-Dëshira për të kontribuar për qytetin tim dhe për ta ngritur këtë ekip atje ku i takon.


2-Pas një nisje dhe jo aq të mirë ekipi juaj regjistron 5 fitore radhazi, cilit ekipi i trembeni më së shumti?


-Nuk i trembemi askujt perveç euforisë të momentit.

3-Keni deklaruar se keni marrë mbështetje nga Bashkia, sa realisht po ju ndihmon, mund të na jepni më shumë detaje?

-Po mbështetja e Bashkisë ndaj këtij ekipi ka qënë maksimale si në anën financiare dhe kushtet e ofruara për stërvitje.

4-Po në merkaton e Janarit do nderrhyni në merkato ?

-Të shohim vazhdimësinë në këto ndeshjet e mbetura dhe do ulemi të flasim me presidentin për ecurinë.

5-Synimi juaj është ngjitja në Kategorine Superiore, ja u premtoni tifozëve?

-Po i marim ndeshjet një nga një duke i bërë vleresimin që i takon ndeshjes së radhës.

6- Cila është skema e preferuar që ju përdorni te Pogradeci?

-Për punën e sistemit të lojës është më mirë të mos flas se e ndryshoj në varësi të kundershtart si brenda dhe jashtë fushe.

7- Po fazën përgatitore të dimrit ku pritet ta zhvilloni ?


- Të shohim kemi kohë të flasim.

8-Po në Katergorinë Superiore cila skuadër mendoni se është favorit për titull ?

-Tirana për një arsye se kam veshur për një sezon atë bluzë dhe dëshira time është që një ditë të drejtoj këtë ekip.

9-Një thirrje për mbështejen sa më masive në stadium për tifozët keni?

-Një ndeshje futbolli pa mbështetjen e lojtarit të 12 nuk ka bukurinë dhe emocionet që të fal kjo lojë.

10- Keni një ndeshje të vështirë ndaj Cërrikut në transfertë, ne ju urojmë fitoren dhe faleminderit për intervistën.

-Për ne është një ndeshje e radhës dhe do bëjmë më të mirën për të marë një rezultat pozitiv. Faleminderit për intervistën jeni i mirëpritur për çdo informacion reth ekipit./albeu.com/
Shtuar më 17/11/2019, ora 07:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori