EKSKLUZIVE/ Gentian Selmani tregon si e priti ftesën nga Reja: Perlat Musta më jep këshilla çdo prag ndeshje
Portieri shqiptar, Gentian Selmani, i cili këtë sezon iu bashkua skuadrës turke të Menemenspor, duke u larguar pas 5 sezonesh të sukseshme te Laçi, ka rrëfyer eksperiencen e tij larg Shqipërisë në një intervistë ekskluzive për Albeu.com dhënë gazetarit Gerli Doko.

Gardiani Kuq e Zi tha se e kishte pritur me shumë kënaqësi ftesën në Kombëtare nga Reja, dhe se do vijojë të japë kontributin e tij për Shpresat U-21.

Ndërkohë ai na tregoi se para çdo ndeshje merr këshilla nga ish-portieri i Kombëtares shqipatre, Perlat Musta. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.

INTERVISTA:

1- Si po ju shkon karriera në Turqi ?

-Deri tani faleminderit zotit çdo gjë po shkon mirë. Turqit janë njerëz që e duan futbollit dhe e ndjekin shumë, gjithashtu dhe infrastruktura, stadiumet fushat e stërvitjes dhe të gjitha janë të një niveli të mirë dhe ndihem shum mirë.

2-Çfarë objektivash ka këtë sezon ekipi i Menemenspor? Ngjitjen në Superligën turke?

-Ekipi ka ardhur nga liga e dytë edhe primare ka qëndrimin në këtë ligë dhe pozicionimin sa më lart në tabelë.

3-Pas Menemensporit, në cilin kampionat mund ta shohim në të ardhmen Gentianin?

-Unë për momentin jam në Menemenspor, dhe për momentin po mendoj vetëm të stërvitem në maximum dhe të ndihmoj ekipin në cdo ndeshje duke bërë paraqitje të mira. Normalisht që do doja të luaja në një nivel më të lart, por cdo gjë vjen me kohën, duke bër ndeshje të mira dhe me pak fat mund të arrihet gjithçka.

4- Si e përjetuat thirrjen në Kombëtare nga Reja ?

-Çdo ftesë të kombëtares e pres me shumë kënaqesi, eshtë një ndjesi shumë e mirë të stërvitesh me ate staf profesionist por gjithashtu me lojtar që luajnë në nivele të larta është një eksperiencë që të ndihmon shumë. Por gjithashtu tani kam marë ftesen nga U-21 dhe do jem i grumbulluar atje për të dhënë maksimumin tim.

5-Jeni vetëm 21 vjeç dhe keni arritur shumë, kujt ja dedikon gjithë këtë sukses Gentiani?

-Faleminderit shumë, un gjithcka e kam arritur duke punuar shumë, por pres të rritem dhe të arrij akoma më shumë në nivelin profesional. Suksesin ja dedikoj familjes time në rradhë të parë dhe të gjith miqëve të mi që kanë qënë pranë meje në çdo moment.

6-Kohën e lirë me se e kaloni në Turqi?

-Kohën e lirë e kaloj duke shëtitur në Izmir pasi është një qytet shumë i bukur dhe i madh, dhe gjithmon ka diçka per te vizituar.

7-Po Kategorinë Superiore vijoni ta ndiqni në TV?

-Kategorinë Superiore e kam ndjekur sa kam pasur mundësi.

8-Cila skuadër mendoni se është më e avantazhuar për titull ?

-Të gjitha ekipet janë me pikë aty aty, dhe nuk mund të them nëse ka favorit.

9-Po ish-ekipi juaj Laçi si ju duket këtë sezon, mendoni se do arrijë një vend në Kupat e Europës?

-Unë shpresoj që ish-ekipi im Laçi të arrijë sa më lart në rënditje, i uroj sa më shumë suksese dhe fat të gjith djemëve dhe presidentit Laska i cili ka shpenzuar shumë për ate klub.

10-Po Vitin e Ri në Shqipëri do e kaloni?

-Vitin e ri me shumë mundësi do kthehem në Shqiperi dhe do e kaloj me familjen time dhe miqtë e mi më të mirë, të cilët me mungojnë.

11-Keni ndonjë përson të veçantë që ju frymëzon para çdo ndeshje?

-Para ndeshjeve gjithmonë komunikoj me familjen time, dhe i veçanti mund të them profesor Perlat Musta që çdo prag ndeshje më jep këshilla dhe me uron fat. /albeu.com/


Shtuar më 06/11/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori