Eksod te Barcelona, ja lista e largimeve
Albeu.com
Barcelona do të fillojë projektin e rindërtimit duke lejuar dhjetë futbollistë të ekipit të parë të largohen në verë, ndërsa listës i prijnë Ronaldinho dhe Thierry Henry.Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë nga Manchester United, Blaugranëve su ka mbetur asgjë për të luftuar pos vendit të dytë, ndërsa ky është sezoni i dytë të cilin do ta përfundojnë pa trofe.

Ky dështim e ka shtyrë klubin të bëjë një plan radikal për në afatin veror të transferimeve, i cili udhëhiqet nga sekretari teknik Txiki Begiristain.

Sportivja, “AS”, ka bërë listën e lojtarëve të cilët supozohet se do të largohen gjatë fushatës në verë, ndërsa sipas tyre edhe Frank Rijkaard do të largohet nga posti i trajnerit.

Sipas “AS”, në listë janë përfshirë edhe emrat e Ronaldinho, Thierry Henry, Lilian Thuram, Rafa Marquez, Eidur Gudjohnsen, Gianluca Zambrotta, Santi Ezquerro, ndërsa listën e mbyll braziliani, Sylvinho.
Shtuar më 02/05/2008, ora 02:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori