Ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se sezoni i Serie A nuk duhet të vazhdojë
Instituti Nacional i Shëndetësisë në Itali nuk përkrah idenë që edicioni i futbollit të vazhdojë.

Federata e Futbollit të Italisë, Serie A dhe ministri i sportit, Vincenzo Spadafora janë pajtuar që të kompletohet edicioni 20192020, atëherë kur është e sigurt të bëhet kjo.

Synimi është që stërvitjet të vazhdojnë më 3 maj, ndërsaedicioni të përfundoj në muajin gusht.

Por Instituti i Shëndetësisë vlerëson se edicioni aktual duhet të anulohet. Ky institut vlerësohet trupi kryesor tekniko-shkencor në shërbim të mjekësisë italiane.

“Futbolli është sport i kontaktit dhe për këtë ka rrezik të transmetimit. Dikush ka propozuar monitorim të lojtarëve, me teste që do të mbaheshin thuajse çdo ditë”, ka thënë Giovanni Rezza nga Instituti i Shëndetësisë.

“Po më duket një kthesë e vështirë, ndërsa ne jemi gati në maj. Nëse më duhet të jap opinion teknik, atëherë do të them se nuk është e favorshme për të vazhduar me garën. Mendoj se komitetet teknike dhe shkencore do të pajtoheshin. Më pas politika do të vendos”.
Shtuar më 13/04/2020, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori