Eksperti i merkatos angleze: Drogba është pranë Milanit
Aksi Itali-Angli bëhet akoma më i nxehtë në merkato pas sëmundjes së Antonio Kasanos që ka detyruar Milanin të hedhë sytë nga merkatoja e dimrit për të gjetur zëvëndësuesin e tij në sulmin kuqezi.

Orët e fundit po flitet shumë për një kalim të Didier Drogba në Milanelo por pa harruar as francezin Nicolas Anelka që edhe ai është shumë pranë largimit nga Londra.

Peppino Tirri, ekspert i merkatos futbollistike në Angli shprehet rreth kësaj çështjeje duke thënë: " Transferimi i Drogba në Milano është mëse i mundur. Chelsea do mundohet të mbajë Lukakun dhe të heq dorë nga kapiteni i Bregut të Fildishtë. Drogba është shumë lojtar i zoti dhe te Milan do hynte në punë", u shpreh eksperti Tirri. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori