Ekuban: Konsumoj byrek ditën dhe natën, më pëlqen shumë
Pesë gola në Superiore dhe potencë në fushën e blertë e kanë bërë sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban, një ndër lojtarët e rëndësishëm në sulmin e kuq.

Italo-ganezi, që është afruar gjatë merkatos së verës nga ekipi i dytë i Kievos, rrëfehet në një intervistë ai kafolur në lidhje me aventurën e tij në Shqipëri, jetën që bën këtu dhe ushqimet që preferon.

"Bëj një jetë të qetë dhe dal gjithmonë, sidomos kur më vjen e fejuara për vizitë. Nëse ajo nuk është, unë jam në palestër, shtëpi, në stërvitje dhe zakonisht në ndonjë bar.

Unë kam shumë qejf që të shoh ndeshje të ndryshme dhe të luaj në “play-station”. Por, po ashtu kam shumë dëshirë që të dëgjoj muzikë. Kështu që shumicën e kohës sime e kaloj në shtëpi.
Ushrimi i preferuar? Byrek, byrek. Mund ta konsumoj ditën dhe natën. Më pëlqen shumë", u shpreh Ekuban për Panorama Sport.

Shtuar më 05/11/2016, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori