Ekuban: Nuk më tremb konkurrenca në sulm
Partizanit i është bashkuar edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës në pjesën e parë të kampionatit, Klaeb Ekuban por ky sdo jetë një sezon i qetë pasi ai do të përballet me dy konkurrentë të tjerë në repartin e avancuar.

Pas largimit të izraelitit Ben Azubel, Partizani ka afruar nigerianin Methiu Bonifejs, i cili gjithashtu dje ka kryer seancën e parë stërvitore me “demat”. Po ashtu është rikthyer edhe bomberi i sezonit të shkuar, Xhevahir Sukaj, shkruan Panorama.

Por Ekuban duket i qetë, edhe pse konkurrenca do të jetë më e ashpër në fazën ofensive.

Këtë gjë Ekuban e ka shprehur përmes një statusi në faqen tij në “Fecebook”, ku ka deklaruar se nuk ka frikë. “I’m not afraid” (Unë nuk kam frikë), shkroi 22-vjeçari dje në profilin e tij në “Facebook” pas përfundimit të seancës stërvitore./albeu.com/

Shtuar më 06/01/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori