Ekzemplar, Guardiola fiton një titull në çdo 22 ndeshje
Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim, por numrat janë të gjithë në krah të teknikut spanjoll.

Të dielën me Manchester City ai fitoi trofeun e shtatë në aventurën angleze, teksa mundi në finalen e Community Shield rivalët e Liverpool pas goditjes së 11-metërshave. Ky ishte triumfi i 28-të në karrierën e Guardiola.

Rrugëtimi i suksesshëm në pankinë nisi me Barcelonën. Arkitekti i “Tiki-Taka” së famshme, që i dhuroi atij 14 tituj.

Mes tyre, tre La Liga dhe dy Champions, dy Superkupa të Europës dhe po aq Botërorë për Klube plotësojnë gjysmën e palmaresit të trofeve në karrierën e trajnerit. Shifra të rëndësishme, por bëhen të frikshme kur I shtohen edhe triumfet me skuadrat e tjera që ka drejtuar.

Guardiola numëron shtatë tituj edhe me Bayern Munich: tre kampionate, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë Europe dhe një Botëror për Klube. Po aq trofe ka fituar edhe në drejtim të Manchester City.

Në total 28 trofe në 583 ndeshje zyrtare në pankinë, me një mesatare: 1 titull çdo 21 sfida të luajtura. Ja pra, të gjithë ata që e cilësojnë Pep Guardiola si më të mirin në botë, tani kanë një argument më shumë kundër atyre që mendojnë ndryshe.
Shtuar më 05/08/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori