“El Chiringuito TV”: Lojtarët nuk e kanë pritur mirë reagimin e Cristianos (VIDEO)
Lojtarët janë të irrituar me ato që tha Ronaldo pas humbjes nga Tottenhami, bëjnë të ditur analistët në “El Chiringuito TV”.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë pas vetëm pak ditësh. Pas humbjes 2:1 nga Girona, “Los Blancos” u turpëruan nga Tottenhami në Wembley, duke u mposhtur 3:1.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo, që shënoi golin e vetëm për ekipin e Zinedine Zidane, vajtoi largimet e lojtarëve si: Pepe, James Rodriguez e Alvaro Morata – duke thënë se skuadra është me më pak eksperiencë nga sezoni i kaluar për shkak të shumë të rinjve që “Los Blancos” kanë afruar.

“Këto që tha Cristiano, nuk iu ka pëlqyer dhe nuk e kuptojnë shokët e skuadrës”.

Këtë thonë analistët e ftuar në “El Chiringuito TV”, që analizuan në tërësi situatën e Realit, që duket se tashmë ka hyrë në krizë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 00:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori