"El Clasico" ala Barcelona, 2:6 (VIDEO)
Albeu.com
Superderbi evropian i futbollit ‘el Clasico’ i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e lartë prej 6-2 të Bacelones. Ja golat ...Tashmë kampionati duket i vendosur, pasi skuadra e Guardiolës ka 7 pikë avantazh ndaj Real kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur.
Barcelona praktikisht e vendos kurorën e kampionit të Spanjës në Santiago Bernabeu, arena ku ka shkatërruar turpshëm 2-6 rivalët e përjetshëm të Real Madrid. Policia ka qenë në gatishmëri në përfundim të ndeshjes, kur tifozët e dëshpëruar madrilène kanë lënë stadiumin. Tifozët e Barcelonës nuk e kanë fshëhur entuziazmin jo vetëm për fitoren në Madrid, por dhe për mënyrën si u arrit.
“Nuk do të fshihem. Ishte e jashtëzakonshme, historike dhe une isha dëshmitare e të gjithave. Ishte shumë emocionuese,", tha Alena, fanse e Barcelonëes.
"Kjo është dicka e pabesueshme, do t’ja tregoj këtë edhe nipërve edhe stërnipërve të mi", thotë tifozi i Barcelonës Sergi.
Humbja i ka dhënë fund serisë impresionuese të Madrid prej 18 ndeshjesh pa humbje, 17 fitore dhe një barazim, që në fakt starton që pas humbjes në dhjetorin e kaluar në Kamp Nou, sërisht kundër Barcelonës.
"Na u deshën 4 orë të mbërrinim nga Murcia dhe kjo nuk është e drejtë. Kjo nuk është mënyra e duhur për të luajtur futboll. Kampionati na iku. Tani na duhet Florentino si president” komentoi i hidhëruar një tifoz i merengues", tha Juan Andre Campos, tifoz i Real Madridit.
Pas kësaj humbjeje Real Madridi do të gjendet sërish shtatë pikë prapa Barcelonës kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar. Mirëpo, pas këtij turpëri Mbretërit duhet që me dorën e vet t’ua dorëzojnë trofeun e titullit kampion të La Ligas katalunasve, të cilët me këtë lojë treguan se pa asnjë dyshim e meritojnë titullin kampion këtë sezon.

Ja golat:
Shtuar më 03/05/2009, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori