"El Clasico" e Camp Nou mund të luhet në 12:00
Një "El Clasico" për mëngjes. Për ata që kanë zgjimin e vështirë, më 27 tetor do të kenë një arsye më shumë për të hapur sytë me lehtësisht, pasi Real Madrid–Barcelona mund të luhet në orën 12. Lajmin e konfirmoi presidenti i Mediapro, shoqërisë që zotëron të drejtat televizive për transmetimin e kampionatit spanjoll, i cili bëri të ditur se "El Clasico" i parë i këtij sezoni, në program në "Santiago Bernabeu" mund të luhet në orën 12:00.

Sipas Jaume Roures ekziston mundësia që ndeshja e 27 tetorit të luhet në mesditë, siç ndodhi dhe me sfidën e fundit të kampionatit në mars të këtij viti, ku Reali triumfoi me rezultatin 2-1.

Kjo lëvizje orari sipas Roures bëhet më së shumti për tregun aziatik, pasi atje mund të ndiqet në mbrëmje kjo përballje. Azia vitet e fundit është bërë një treg i fuqishëm për transmetimin e sfidave, sidomos atyre të kampionatit spanjoll, pasojë dhe e faktit se njerëzit janë cmendurisht të dashuruar me Cristiano Ronaldon dhe Messin, dhe takimi i Realit këtë fundjavë ndaj Athletic Bilbaos u luajt pikërisht në këtë orar pikërisht për këtë arsye, ashtu siç do të luhet dhe sfida e 22 shtatorit mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori