“El Clasico” e fundit pa Messin dhe Ronaldon, kur Iniesta dhe Sneijder ishin me flokë
barca33
“El Clasico” do të zhvillohet këtë të dielë në orën 16:15 minuta, por do të jetë një ndeshje jo si përballjet e mëparshme. Kjo për shkak se do të mungojnë dy yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. I pari mungon për shkak dëmtimi ndërkohë që i dyti ka kaluar te skuadra e Juventusit.

Hera e fundit që kjo sfidë është zhvilluar pa Messin dhe Ronaldon ka qenë në vitin 2007 ku Reali fitonte nga një gol i Julio Baptista. Në takimin e viti 2007 Reali ishte katër pikë para Barçës, ndërsa tani është e njëjta situate, por në favor të Barcelonës. Një detaj interesant është se në sfidën e fundit mes tyre, Iniesta dhe Sneijder ishin me flokë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori