El Clasico në tetor, mediat spanjolle zgjedhin favoritin
Mediat spanjolle kanë krahasuar kalendarin e ndeshjeve te Real Madridit me atë të Barcelones për muajin tetor, duke ardhur kështu në përfundim se klubi Madrilen ka një kalendar me të lehtë në letër sesa rivalët e tyre, përcjellë Albeu.com.

Në muajin tetor do të zhvillohen 4 ndeshje të Kampionatit ku Real Madridi do të ketë perballë Espanyolin (H)*, Getafen (A)*, Eibarin (H) dhe Gironan (A), ndërsa Barcelona do të ketë përballë Las Palmas(H), At.Madridin (A), Malagan (H) dhe Ath.Bilbao (A).

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi se pari duhet t`i fitojë të 4 ndeshjet – 12 pikë, pastaj të presë për ndonjë lëshim të pikëve nga ana e Barcelones.

Në muajin tetor, Madrilenet poashtu presin rikthimin në fushë të lojtarëve si Marcelo, Theo, Vallejo e Benzema, të cilet do të lejonin më shumë mundësi pushim për lojtaret e tjerë dhe alternativa të tjera për të luajtur.

Aktualisht, Barcelona gjendet në poziten e parë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Reali në poziten e 7-të me 11 pikë./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori