"El Clasico" rrezikohet sërish
“El Clasico” është kthyer në një telenovelë. E programuar të luhej më 26 tetor, përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit u shty për shkak të protestave që përfshinë Kataloninë.

Mes La Liga dhe Federatës pati replika të shumta mbi datën se kur do të zhvillohej “El Clasico” dhe në fund u vendos të luhej më 18 dhjetor.

Gjithsesi ende nuk është e sigurt që kjo sfidë e shumëpritur në Spanjë dhe në mbarë botën do të zhvillohet në datën e caktuar.

Nga Spanja lajmi i fundit është se rrezikohet që “El Clasico” të zhvillohet të mërkurën e ardhmes.

Mossos, forcat e rendit në Katalonjë, mendojnë se është shumë e vështirë që kjo ndeshje të luhet, pasi e shohin të pamundur të sigurojnë rendin.

Akoma nuk është përfundimtare diçka e tillë. Mbetet të shihet nëse do të gjendet një zgjidhje, apo Barcelona-Real do të shtyhet sërish.
Shtuar më 10/12/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori