"EL CLASICO"/ Zidane lë në shtëpi Jovic dhe James, fton Marianon
Jemi shumë pranë "El Clasicos" dhe ditën e sotme trajnerët e Realit dhe Barcelonës kanë publikuar listën e lojtarevë ku në rradhët e madrilenëve nuk kanë munguar surprizat.

Për ndeshjen me Barcelonën, Zizu ka lënë në shtëpi befasisht sulmues, Luka Jovic, duke e ftuar lojtarin që ka bërë vetëm 2 paraqitje këtë edicion, Mariano.
Eden Hazard dhe Marco Asensio janë të vetmit që do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, derisa Brahim Diaz, James Rodriguez janë lënë në shtëpi për arsye teknike, kurse Rodrygo është i ndëshkuar.

Real dhe Barça do të përballen në Bernabeu të dielën nga pra 21:00 në një ndeshje që vlen shumë për titullin e La Ligës.

18 futbollistët e ftuar nga Zizu:

Portierë: Courtois, Areola dhe Toni Fuidias.
Mbrojtësa: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo dhe Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.
Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Mariano dhe Vinicius Jr.
Shtuar më 29/02/2020, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori