El Khelaifi ndez sirenat: Jam i inatosur, po mendoj për të ardhmen
Presidenti i PSG Nasser al-Khelaïfi pas eleminimit ka shprehur hapur zhgënjimin . Ai u paraqit në nëj konferencë për shtyp duke thënë se ishte eksperienca e Realit ajo që e nxorri ekipin e tij jasht Champiosit.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky rezultat. E dominuam pjesën e parë. Kur ata shënuan golin e parë dhe pas kartonit të kuq, u bë e vështirë. Reali ka eksperiencë. Ne nuk bëmë atë që duhet të bënim, Ishte shumë e vështirë”, tha ai për “beIN Sports”.

“Nuk duam të kritikojmë skuadrën tonë. Do ta bëjmë në dhomat e zhveshjesh. Do flasim me lojtarët. Nuk do reagojmë sot. Jemi të inatosur. Tani do të mendojmë se çfarë duam të bëjmë në të ardhmen” përfundoi sheiku. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori