El Khelaifi i dashuruar me Ibran, gati ta rikthejë me një post tek PSG
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në ish-klubin e tij. Ai Madje ka konfirmuar se Ibrahimovic mund të marr edhe një rol drejtues në klub.

“Gjithçka është e mundur. Po, Zlatan potencialisht mund të kthehet në Parkun e Princave shumë shpejtë” tha Presidenti i PSG-së.

“Kurrë nuk i dihet. Klubi nuk premton gjëra që nuk mund të bëhen, shpresoj dhe do ta shohim. Nuk mund t’i japësh një punë të vogël Zlatanit. Ne kemi kujtime të bukura këtu me të. Ai mund të jetë i rëndësishëm për klubin”, ka thënë Kheliafi. / albeu.com /
Shtuar më 04/10/2017, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori