"El Pais": Mourinho drejt Chelsea-t
Jose Mourinho është pranë rikthimit në radhët e Chelsea, informoi ditën e mërkurë e përditshmja spanjolle "El Pais".
Sipas kësaj gazete, trajneri i Real Madrid është vënë në kontakt nëpërmjet agjentit të tij me klubin londinez dhe ka pasur disa kontakte paraprake.

Burime pranë agjentit të portugezit, të cituara nga "El Pais", shkruajnë se: Mourinho është këshilluar që të thyejë personalisht akullin me Abramoviç, i cili do të ishte i kënaqur ta merrte në konsideratë kandidaturën e tij, nëse do të jetë Jose ai që do të hedhë hapin e parë drejt riafrimit.

Gjithashtu, e përditshmja "The Times" shjkruan se mes Mourinhos e Abramoviç ka pasur tashmë disa shkëmbime mesazhesh. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori