El Shaarawy: Ibra fantastik por edhe me Robinho nuk bëhet shaka
Në prag të debutimit me Itali U-21, sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy ka dhënë disa deklarata për të përditshmen italiane "Gazzetta dello Sport".

Italo-egjiptiani u shpreh: " Lojtarë ekspertë te Milani ma kanë lehtësuar punën. Ibrahimoviç është i pakrahasueshëm. Është një bashkim perfekt i teknikës dhe forcës fizike", tha 18-vjeçari i Milanit.

El Shaarawy nuk harroi të flasë edhe për Robinho që shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Catanias: " Ibra i tillë ka qënë përherë, lojtar fantastik por edhe me Robinho nuk bëhet shaka", u shpreh milanisti.

Më pas, tregoi lidhjen e fortë që ka krijuar me Antoninin. "Shkojmë bashkë në Milanelo pasi nuk kam marrë ende patentën. Milano më pëlqen dhe së shpejti do regjistrohem në universitet", përfundoi deklaratën e tij Stephan El Shaarawy. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori