“Elbasan Arena” gati më 4 tetor
Pëlqej
Stadiumi i Elbasanit pritet të jetë gati për sfidën ndaj Apolonisë e programuar për fundjavën e 4 tetorit. Burime pranë FSHF kanë bërë të ditur për Supersport.al se po bëhet maksimumi që të arrihet diçka e tillë, për vetë faktin se përpara ndeshjes me Danimarkën duhet një provë gjenerale për Elbasan Arena, shtëpinë e re të kuqezinjve të De Biasit.

Sipas kalendarit skuadra e Elbasanit duhet të luajë larg shtëpisë dy ndeshje të kampionatit të programuara për në “Elbasan Arena”, atë ndaj Teutës dhe Flamurtarit si dhe sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Shkumbinit. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori