Elbasani, kampion pas 22 vjetesh
Pëlqej
Albeu.com
Pas 22 vjetesh, Elbasani eshte shpallur nje jave para perfundimit te kampionatit kampion i superliges, nderkohe qe ndeshja me Tiranen ne selman termasi ka qënë ndoshta më dramatikja kampionatit shqiptar të futbollit.Një irritim i paparë i tifozëve elbasanas të cilët nuk e patën aspak kompeksin e një stadiumi mik duke u acaruar dhe reaguar me dhunë ndaj tifozëve bardheblu pas shënimit të një 11 metërshi nga Tirana. Ndeshja eshtë ndërprerë për rreth 13 minuta. Është dashur ndërhyrja e presidentit të klubit verdheblu Arban Laze për të qetësuar tifozët e ekipit të tij. Rezultati është barazuar pas një goli të Bejzades dhe situata u qetësua disi por jo për portierin e tiranës Nallbani i cili i nxitur nga dhuna e tifozerisw elbasanase heq dorezat në mënyrë demostrative për të treguar se kështu nuk mund të luhet më. Numri 1 i portes se Tiranes ia jep gurët e hedhur ndaj tij vëzhguesit të takimit i cili kthehet në anën tjetër. Me rifillimin e lojës, Elbasani kalon në avantazh, dhe kësaj herë është ish kapiteni i Tiranës dhe aktualisht kapiten i Elbasanit, Nevil Dede që ndëshkon Nallbanin. Në minutën e 73, një supergol i Salihit i ka dhënë shpresat Tiranës për një barazim edhe pse me 10 lojtarë. Por gëzimi i bardhebluve nuk ka zgjatur shumë pasi 3 minuta më vonë Gjyqtari Jareci jep akordon një 11 metërsh që shndërrohet në gol nga portieri Kotorri. Kaq ka mjaftuar dhe festa për elbasanin ka filluar 1 javë para përfundimit të kampionatit. www.gazetastart.com
Shtuar më 07/05/2006, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori