"Eleminim i turpshëm, sytë nga La Liga dhe Copa del Rey"
Andres Iniesta ka pranuar se Barcelona e meritoi humbjen në çerekfinalen e kthimit të Champions League ndaj Atletico Madrid. Katalanasit pësuan një humbje 1-0 në "Vicente Calderon", dje në mbrëmje, duke mbetur jashtë gjysmëfinaleve të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Pas këtij dështimi, ylli katalanas ka revizionuar objektivat e tij, që pikëtakohen sërish me Atletico Madrid, i cili mban kreun e La Liga-s, ndërsa mbetet në lojë edhe finalja e Kupës së Mbretit, që do ta diskutojnë të mërkurën me rivalët e Real Madrid.

"Atletico Madrid e meritoi të shkonte në gjysmëfinale të Champions League, sepse ata shfrytëzuan shanset e tyre. Në 20 minutat e para ushtruan presion dhe përfituan. Ne u përpoqëm për të shënuar deri në fund të lojës. Championsi është një garë shumë madhore, ndaj është një turp për ne që nuk shkuam dot në gjysmëfinale. Megjithatë, nuk ka mbaruar këtu sezoni për ne. Jemi në lojë për të fituar titullin. Kemi përpara një finale në Granada, këtë fundjavë, dhe më pas të mërkurën finalen e Kupës së Mbretit", ka thënë Andres Iniesta për faqen zyrtare të Barcelonës. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori