Eleminim nga Championsi dhe dajak, këto morën tifozët e Chelseat në "Camp Nou" (VIDEO)
Barcelona mposhti Chelsean me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Eleminimi nga Champions u duk si gjeja me e keqe që mund ti ndodhte mbrëmë tifozëve të Chelseat, por jo atyre në stadium.

Pasi disa tifozët të tyre e pësuan keq. Ata patën disa mosmarrëveshje me sigurimin e stadiumit të Camp Nou dhe pësuan rrahje brutale me shkopinj deri sa u zbathën mbrapa.

I gjithë ky konfrontim është incizuar nga disa tifozët të rastësishëm, ku ishin të befasuar me sjelljen e sigurimit. Videot e kësaj rrahje janë duke bërë gjiron e botës, ndërsa sigurimi i stadiumit ka thënë se ishin të provokuar nga tifozët. Provokimi i tifozëve të Chelseat ka ardhur me flamuj spanjollë, ndërsa këndonin “Barcelona do të jetë gjithmonë Spanjë”./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori