Eleminimi nga Carabao Cup, Pochettino paralajmëron ndryshime në janar
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se Tottenhami duhet të bëjë disa gjëra me ndryshe në afatin e janarit.

Tottenhami dje u eliminua në penallti nga Colchester Unitedi (4-3), në Carabao Cup.

Kjo është humbja e dytë radhazi pasi vikendin e kaluar humbi nga Leicester City (2-1).

Nga kjo gjë është zhgënjyer edhe tekniku argjentinas, duke thënë se në afatin e janarit do të këtë disa ndryshime.

"Jemi duke punuar se të gjithë të jenë në të njëjtin nivel. Na duhet kohë. Janari do të jetë mundësi e mirë për ta rregulluar situatën tonë. Duhet të bëjmë disa ndryshime dhe këtë gjë do ta bëjmë", deklaroi ai.

Tottenhami këtë sezon ka vetëm dy fitore në tetë ndeshje.
Shtuar më 25/09/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori