Eleminimi nga Champions, Dybala: Si kapiten e vuaj më shumë
Paulo Dybala ishte një nga më të dobëtit në ndeshjen ndaj Ajax-it ku dhe bardhezinjtë u eleminuan turpshëm nga Champions-i.

Argjentinasi në ndeshjen ndaj Ajax-it mbajti dhe shiritin e kapitenit në mungesë të Chiellinit i cili ishte i dëmtuar.

Megjithatë, vetë argjentinasi ka reaguar në Facebook, duke besuar se ne të ardhmen dot të fitojnë trofe.

"Kapitenët në të tilla situata vuajnë më shumë. Por, i kalojnë ashtu në heshtje. Dhimbja do të ikë, por bukuria e këtij sporti është se gjithnjë vjen një trofe tjetër, një sezon tjetër, ecim përpara", shkruan Dybala në statusin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori