Eleminimi nga Champions nuk mund t'ia mohonte ketë çmim Ronaldos
Moment special të shtunën përpara ndeshjes Juventus-Fiorentina. Ndonëse u eliminua nga Champions League, një episod i veçantë që do të ketë për protagonist kryesor edhe një herë Ronaldon, është rezervuar në shtëpinë e bardhezinjve.

CR7 është përzgjedhur nga tifozët si futbollisti bardhezi më i mirë për muajin mars. Pas nxehjes që do të zhvillohet para ndeshjes në "Allianz Stadium", Cristiano do të marrë nga njëri prej anëtarëve të Juventus, çmimin “Futbollisti më i mirë për muajin i akorduar nga "EA". /albeu.com/


Shtuar më 19/04/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori