Eliminatoret e "Euro 2012", ja kalendari i kombetares shqipetare
Albeu.com
Sot është përcaktuar në Luksemburg kalendari i ndeshjeve të grupit D për eliminatoret e Evropianit 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Përveç përfaqësuesve të Shqipërisë (trajneri Josip Kuzhe, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ...... dhe sekretari Eduard Prodani) të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e përfaqësuesve të Francës, Rumanisë, Bosnjës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.
Kombëtarja kuqezi do ta luajë ndeshjen e parë në Bukuresht më 4 shtator të këtij viti, ndërsa katër ditë më pas do të presë në “Qemal Stafa” Luksemburgun. Ky start nuk ka qenë ai që ka dëshiruar tekniku Kuzhe, i cili kërkonte të luante në Tiranë ndeshjen e parë ndaj një ekipi të fortë për të rritur entuziazmin. Por, Kombëtarja as nuk do ta luajë në Tiranë ndeshjen e parë dhe as nuk do të presë në Tiranë një ekip me emër.
Ndërkohë që dy sfidat ndaj Francës janë lënë për në fund të kalendarit. Në 3 shtator 2011 “Gjelat” do të zbresin në Tiranë, ndërsa në 8 tetor futbollistët e Kombëtares do të udhëtojnë për në Paris. Në mes do të jetë transferta e Luksemburgut. Sfida e fundit do të jetë në 12 tetor të vitit 2011 ndaj ekipit të Rumanisë në Tiranë.

Kalendari i ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2012”, grupi D:

1. Rumani – Shqipëri 4 shtator 2010
2. Shqipëri – Luksemburg 8 shtator 2010
3. Shqipëri – Bosnje Hercegovinë 9 tetor 2010
4. Bjellorusi – Shqipëri 13 tetor 2010
5. Shqipëri – Bjellorusi 26 mars 2011
6. pushim
7. pushim
8. Bosnjë-Hercegovinë – Shqipëri 8 qershor 2011
9. Shqipëri – Francë 3 shtator 2011
10. Luksemburg – Shqipëri 7 shtator 2011
11. Francë – Shqipëri 8 tetor 2011
12. Shqipëri – Rumani 12 tetor 2011
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori