Eliminimi nga Superkupa, Zidane: Mos e quani dështim
Real Madrid humbi 2-1 gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos. Ekipi i Zinedine Zidane nuk ishte në një mbrëmje të mirë dhe në finale kaluan baskët, të cilët do të përballen me Barcelonën për trofeun e madh.

Trajneri i “Los Blancos” foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Nuk është një dështim. Të dështosh do të thotë të mos tentosh për të fituar dhe të mos japësh gjithçka në fushë. Kjo është jeta, nuk mund të fitojmë gjithmonë. Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak.

Bilbao pati dy raste dhe i shënoi të dyja. Pjesa e dytë ishte ndryshoi. Goditëm shtyllën, krijuam shumë raste dhe realizuam një gol. Për fat të keq nuk mjaftoi të evitonim humbjen dhe eliminimin“, deklaroi trajneri francez.
Shtuar më 15/01/2021, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori