Eliminohen kryelartë (VIDEO)
Van Perise (Arsenal)
Arsenali është eliminuar nga Liga e Kampionëve edhe pse mposhti Milanin në takimin e zhvilluar të martën mbrëma në Emirates, kjo për shkak të rezultatit nga takimi i parë.

Në takimin e parë të të 1/8 së finales së Champions, Rossonerët shënuan fitore të thellë prej 4-0 në San Siro, ndërsa takimi i sotëm përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Arsenalit.

Goli i parë u shënua në minutën e shtatë nga Laurent Koscielny ndërsa Tomas Rosicky shënoi në minutën e 26-të duke çuar epërsinë në 2-0.

Goli i tretë erdhi nga penalltia në minutën e 44-të pas një ndërhyrje të palejuar të Antonio Nocerino dhe Mesbah kundër Oxlade-Chamberlainin. Autori i golit ishte Robin van Persie.

Në takimin tjetër, Benfica mposhti Zenit St. Petersburgut me rezultat 2-0 duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. /albeu.com/


Shikoni golat:

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=LNigh8jv33AzFHBp" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=mFiAX6evT2chIwQl" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=AdzqX6bBEFWDnoOF" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />
Shtuar më 06/03/2012, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori