Elis Bakaj shpjegon arsyet se përse zgjodhi Vllazninë
Elis Bakaj te Tirana nuk mundi të rikthehej jo për faj të tij, ndërsa shpjegon arsyet se përse zgjodhi Vllazninë.

“Te them të drejtën pata disa oferta pasi dështoi transferimi te Tirana, por zgjodha Vllazninë si një skuadër me traditë, pastaj sic e shikoni këtu është një stadium i mrekullueshëm është bukur të luash në Loro Borici ndërsa edhe tifozeria është vërtet e vecantë”m tregon ai për Super Sport.

Në Loro Borici ka gjetur pritjen që shkodranët dinë të dhurojnë, madje mund të thuhet se për të rinjtë është menjëherë një idhull. Për Bakajn është pikërisht ngrohtësia e tifozerisë kuqeblu një motiv më tepër për të dhënë më të mirën.

“Kam ende shumë punë përpara, por pritja që më kanë bërë tifozët më ka bërë të lumtur, pasi është shumë e rëndësishme për një lojtar kur ndien se kanë besim te ai”
Shtuar më 02/02/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori