Elseid Hysaj, mungesa e madhe e Napolit ndaj Genoas
Napoli do të ketë nesër një sfidë delikate ndaj Genoas për javën 24 të Serisë A. Skuadra e drejtua nga Mauricio Sarri do të ketë një mungesë kryesore në këtë përballje, që është ajo e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi shqiptar ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të vuajë një ndeshje pezullim në kampionat.

Hysaj kohët e fundit ka qenë në një formë mjaft të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Megjithatë, vendin e Hysajt pritet ta marrë Maggio.
Shtuar më 09/02/2017, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori