Emanuelson zyrtarisht në Milan
Urby Emanuelson
Edhe zyrtarisht klubi italian Milan ka realizuar transfertën e mbrojtësit të Ajaxit, Urby Emanuelson. Marëveshja për transferimin e këtij lojtari është arritur ditë më parë por sot transferimi është zyrtarizuar.

Urby Emanuelson ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me Milanin, pas gjashtë vite qëndrimi të tij në Ajax.

Detaje tjera rreth këtij transferimi nuk janë bërë publike duke përfshirë këtu edhe shumën e parave.
Shtuar më 23/01/2011, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori