Emër surprizë, trajneri i njohur francez bëhet gati të drejtojë Barcelonën
Barcelona gjatë gjithë këtij sezoni ka zier brenda ambienteve të saj dhe futbollistët e kanë patur të pamundur të japin maksimumin në fushën e lojës.

Pas shumë vitesh që nuk ndodhte, drejtuesit katalanas shkarkuan trajnerin në mes të sezonit.

Ernesto Valverde i la vendin Kike Setien, por situata nuk u përmirësua aspak, madje u përkeqësua.

Tani drejtuesit e Barçës po mendojnë shkarkimin e trajnerit aktual dhe emërimin e një tjetri deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kur Bartomeu pritet të mos jetë më president i klubit. Mediet në Spanjë raportojnë se Loren Blank është gati të marrë drejtimin e Mesit me shokë.

Siç raportohet, Abidal ka dhënë aprovimin e tij për ardhjen e Blank dhe ka krijuar kontaktet e para me Horge Mendesh, agjentin e ish-trajnerit të PSG, kombëtares franceze dhe Bordosë.

Tekniku 54-vjeçar është i gatshëm ta mbajë ekipin vetëm për sezonin e ardhshëm e më pas të bisedojë me drejtuesit e rinj, që mund ta shkarkojnë për të sjellë Çavin, por edhe mund ta mbajnë nëse rezultatet e tij janë pozitive.
Shtuar më 22/07/2020, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori