Emergjencë në sulm tek Interi, ndaj Empolit s'ka kush të shënojë
Interi është në emergjencë totale në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Empolit. Zikaltrit do të kenë mungesën e tri futbollistëve shumë të rëndësishëm Mauro Icardi dhe Ivan Perisic janë të skualifikuar, ndërsa Marcelo Brozovic u largua i dëmtuar nga ndeshja me Juventusin.

Tri lojtarët kanë shënuar këtë sezon 67,5% të golave të Interit duke e bërë një mision shumë të vështirë për këtë sfidë.

Ndaj Empolit do të qëndrojnë në tribunë tre emra që i kanë dhënë 9 fitore Interit nga 13 në total në këtë sezon. Humbja ndaj Juventusit ka lënë pasoja shumë të rënda për zikaltrit, të cilët shpresojnë ende për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori