E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Emerson: Dybala duhet të japë më shumë, Costa fenomen
"Nuk e di nëse ishte më shumë apo më pak i fortë Juventusi im. Sigurisht, sot është shumë i fortë, me të vërtetë, çka e tregoi me atë lojë dhe karakter të madh kundër Atletico Madridit. Unë do ta konsideroja një ndeshje për vitrinë të Juventusit".

Kështu shprehet ish-futbollisti bardhezi, Emerson, i cili e sheh në këtë mënyrë skuadrën që drejtohet nga trajneri Allegri. Duke u fokusuar te Liga e Kampionëve, ai e llogarit Juventusin ndër favoritët kryesorë. Duke folur për mikrofonat e "Monte Carlo Sport", ish-mesfushor i Romës, Juventusit dhe Real Madridit, gjithashtu foli për Dybala:

"Ai është një lojtar i rëndësishëm, por mund të bëjë më shumë dhe ta ndihmojë Juventusin të fitojë Ligën e Kampionëve".

Ndërkohë, i pyetur se cili lojtar duket i ngjashëm me të, sa ishte aktiv si mesfushor, Emerson tha: "Ai që duket më i ngjashëm me mua në futboll tani luan te Reali. E kam fjalën për Casemiro. Te Juventusi më pëlqen shumë Pjanic, për mënyrën se si luan, para mbrojtjes".

Dy fjalë edhe për bashkatdhetarin e tij, Douglas Costa:

"Është lojtar i madh, por ka problemin e dëmtimeve. Ai spikati që te Gremio, ku doli si futbollist. E konsideroj një fenomen, por të brishtë. Kur është mirë fizikisht, ai mund të bëjë dallimin kudo".
Shtuar më 29/03/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori