Emerson transferohet te Barcelona
Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë një ndryshim të madh. Kampionët e Spanjës kanë siguruar shërbimet e talentit të Corinthiansit, Caio Emerson. Kështu raporton Goal.com.

Sipas Goal.com, Barcelona ka fituar garën me Chelsean dhe Manchester Cityn për 17 vjeçarin nga Brazili.

Barça ka arritur marrëveshje me Corinthiansin, derisa lojtarin do ta transferoj në Camp Nou sapo ai t’i mbush 18 vjet.

Emerson pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me Barcelonën. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori