Emersoni largohet nga Milan
Albeu.com
Klubi i Milanit dhe braziliani Emerson i japin fund përgjithmonë bashkëpunimit midis tyre. Divorci është arritur me marrëveshjen e të dyja palëve. Ky fakt konfirmohet edhe në faqen zyrtare të klubit milanez."Lojtari Emerson Ferreira Da Rosa, duke filluar nga tani nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë. Ne e falënderojmë Emersonin për punën që bëri në këtë skuadër", thuhet në “ACMILAN.COM”.

Blerja e Emersonit nga Reali i Madridit mund të cilësohet nje dështim për klubin e Milanit. Në dy sezone me skuadrën italiane mesfushori Emerson arriti të zhvillojë vetëm 35 ndeshje, dhe për më tepër gjysmën e atyre e ka filluar nga stoli.

Më parë ai ishte aktivizuar edhe me Romën dhe Juventusin në Serinë A.
Shtuar më 22/04/2009, ora 23:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori