Emery: Do të largohem nga PSG në fund të sezonit
Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit aktual.

46-vjeçari ka kaluar dy sezone në krye të klubit parizian që ka menaxhuar më parë në La Liga me Almeria, Valencia dhe Sevilla.

"Unë u kam thënë lojtarëve, (drejtorit sportiv) Antero Henrique dhe presidentit Nasser Al-Khelaifi se do të largohem në fund të sezonit" tha Emery.

"Falënderoj të gjithë. Gjithçka që mbetet është finalja e Coupe de France ".

Emery është lidhur me një kthim në Real Sociedad, klub në të cilin ai ka luajtur në fëmijëri dhe ka kaluar gjashtë vjet si lojtar. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori