Emery dorëzohet për vendin e 4: Manchester United dhe Chelsea favorit për Champions
Unay Emery erdhi tek Arsenali vetëm 6 muaj më parë teksa zëvendësoi Arsen Wenger, ky i fundit u larga pas 22 vitesh.

Megjithatë drejtuesit e Topcijve morën në stol spanjollin për të rikthyer pas 3 vitesh Arsenalin në Champins.

Por vetë tekniku është dorëzuar qe tani teksa është i mendimit se Manchester United dhe Chelsea janë në garë për një vënd në Ligën e Kampionve sezonin e ardhshëm.

"Është e vështirë, sepse para kemi dy ekipe më të mira se ne. Por, gjithçka është e mundshme, ka edhe shumë ndeshje. Jemi tri pikë prapa Chelseat dhe vetëm dy pikë prapa Manchester Unitedit, që janë dy skuadra të mëdha”, tha Emery.

"Ne duhet të mendojmë se mund t’ia dalim që të përfundojmë në top katërshe, edhe pse do të jetë e vështir". /albeu.com/




Shtuar më 09/02/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori