Emery: Dua ta shoh Mbappen në La Liga
Unai Emery dëshiron të shohë Kylian Mbappe në La Liga.

Emri i yllit francez është njëri nga më të përfolurit rreth një transferimi te Real Madridi.

Transferimin në La Liga e ka përkrahur edhe ish-trajneri i tij te PSG i cili beson se Mbappe do të bëhej më i miri në botë.

“Kur isha në PSG, unë mbroja logjikisht faktin e të pasurit lojtarët më të mirë”, ka thënë fillimisht Emery për Efe.

Mbappe është francez dhe ai duhet të mbrojë Francën dhe PSG-në. Atje, ai ka mundësinë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe mendoj se është në vendin e duhur”.

“Por tani, unë shikoj futbollin në përgjithësi dhe duke qenë në Spanjë, do të doja ta shihja Mbappen në La Liga”.

“Ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se ai mund ta bëjë atë”.

“Nëse ai vjen në një ekip të madh spanjoll, ai mund ta bëjë atë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Shtuar më 06/02/2020, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori