Emery është entuziast: Fitojmë edhe pa Neymar-in
Unai Emery ka dalë në një koferencë për mediat duke patur në krah edhe Dani Alvesin një ditë para përballjes së madhe mes Real Madrid, ku parisienët janë të dënuar të fitojnë me dy gola diferencë për të kaluar turin.

I pyetur mbi gjendjen e lojatarëve ai ka thënë se ata janë entuziastë duke theksuar se pret rezultat pozitiv.

"Mua nuk më duhet se si do të luajë skuadra tjetër dhe kë do të ketë në fushë, ne do të bëjmë lojën tonë"., iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve nëse e ka marrë apo jo parasysh faktin se Kroos dhe Modriç mund të mos luajnë për Realin.

PSG duhet të kthejë rezultatin negativ 3-1 që mori në Madrid për të shpresuar në një kualifim për në fazat e tjera të Champions League.

Situata përkeqësohet edhe më tej kur në shërbim të skuadrës nuk është as Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori