Emery flet plot bindje: Unë dhe Neymar e kemi vendin këtu
Pëlqej
Unai Emery nuk ka dyshime për të ardhmen e PSG-së. Sipas tij spekulimet e fundit që e konsiderojnë thuajse një çështje të mbyllur kalimin e Neymarit në “Bernabeu” këtë verë janë të pavërteta.

“Jam i bindur se do ta shohim Neymarin në Paris edhe sezonin e ardhshëm. Unë mendoj se ai është i lumtur te kjo skuadër, ndryshe nga opinioni që është krijuar. Është normale që skuadra të mëdha europiane të interesohen për një talent si ai, por kjo jo domosdoshmërisht nënkupton largimin e tij. Kam folur personalisht me Neymarin dy apo tri javë më parë. Është duke u rikuperuar mjaft mirë dhe besoj se do të jetë në dispozicion për të zbritur në fushë në fund të sezonit."

Tekniku spanjoll Emery nuk e sheh ende veten jashtë projektit të PSG-së, sidomos pas titullit të fituar në kampionat.

"Sigurisht që titulli i Championsit është shumë i rëndësishëm, por fillimisht duhet të jesh një skuadër e konsoliduar në kampionatin dhe në këtë drejtim mendoj se kemi punuar mirë për ta bërë PSG-në një skuadër që hyn në historinë e futbollit francez. Ndoshta qëndrimi im është diskutueshëm, por unë e shoh ende veten pjesë të projektit të PSG-së." përfundoi tekniku spanjoll. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori