Emery i lë në shtëpi Cavanin, Verrattin e Mbappen
Emery është me mendje te ndeshja me Real Madridin dhe për këtë i ka lënë në shtëpi lojtarët kryesor, me të cilët do të tentojë përmbysjen të martën mbrëma në “Parc des Princes”.

Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, beson në përmbysje të rezultatit kundër Real Madridit dhe për këtë ka lënë në shtëpi lojtarë si; Cavani, Verratti dhe Pastore, madje edhe Marquinhos e Mbappé.

Befasia është i riu, Timothy Weah, djali i presidentit të tanishëm të Liberisë dhe fituesit të Topit të Artë më 1995 – George Weah, që e ka veshë fanellën e Milanit, PSG-së, Chelseat, Manchester City etj.

Mbappé dhe Marquinhos nuk janë ftuar për të mos i rrezikuar, pasi dy lojtarët kanë pasur disa shqetësime të vogla, që sipas Unai Emery “i takojnë të kaluarës dhe besoj se mund të luajnë kundër Madridit”, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët e ftuar nga PSG-ja për ndeshjen e së shtunës kundër Troyes:

Areola, Trapp – Thiago Silva, Berchiche, Kimpembe, Alves, Meunier, Kurzawa, Rimane – Rabiot, Motta, Lo Celso, Diarra, Draxler, Nkunku, Callegari – Di Maria, Weah.
Shtuar më 02/03/2018, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori