Emery kupton zemërimin e Neymarit: Ata janë shokë, janë brazilian
Unai Emery i quan ‘normale’ kritikat ndaj tij e klubit nga Neymari për shitjen e brazilianit, Lucas Moura.

Lucas Moura iu bashkua Tottenhamit të mërkurën nga Paris Saint Germain. Kjo e nervozoi Neymarin, që nuk u kursye nga deklaratat në drejtim të klubit e trajnerit, për shitjen e një lojtari me kualitete të Mouras, duke thënë se është i “mërzitur” dhe e “padrejtë” ajo që iu bë 25 vjeçarit – duke e cilësuar edhe si “djalë i mirë që nuk është dashur kurrë të largohet nga Parisi”.

Por, duke mos dashur të zgjojë shumë debat lidhur me këtë, Unai Emery tha se e kupton shumë mirë Neymarin, teksa i uroi fat Lucas Mouras.

“Është normale. Ata janë shokë, janë brazilian dhe kanë luajtur së bashku në ekipin Kombëtar”, u shpreh Emery.

“I uroj më të mirat Lucas. Nuk e pati mundësinë të bëhet i rëndësishëm këtu dhe më e mira për të ishte të largohet nga Parisi”.

“Është zgjedhje e mirë të shkosh në Tottenham. Ai do të vazhdojë të përparojë dhe të rritet si lojtar”, theksoi mes tjerash trajneri i PSG-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori