Emery: Ky Paris është shumë më ndryshe nga ai me Barcelonën vjet
Pëlqej
Në konferencën përpara mediave në prag ndeshjen Real Madrid – PSG, tekniku Unai Emery foli për domethënien e kësaj përballje, për përgaditjen e skuadrës, sezonin e PSG, Neymar, Cristianon, Bernabeun dhe shumë të tjera. Më poshtë, intervista e plotë.

Çfarë do të thotë për PSG të luaje në Bernabeu?

Kemi vendosur të stërvitemi në Paris por kështu bëjmë gjithmonë në Champions. Kemi ardhur për të njohur stadiumin, gjendjen e fushës, por kemi preferuar të stërvitemi në mënyrë private në Paris. E marim ndeshjen si një mundësi dhe të luajmë një eleminatore ndaj kampionit aktual që ka 12 tituj, ka bërë që të gjithë të jemi të motivuar dhe të mundemi të arrijmë nivelin e tyre.

A është gati Lass për këtë ndeshje?

Të gjithë që janë pjesë e grupit janë gati, por do të dalin titullarët. Dy opsionet që kam për të luajtur, janë Lass ose Lo Celso, që të dy janë të përgaditur.

A mund të luaje Rabiot në atë pozitë?

Kemi punuar, por në muajt e fundit kemi bërë gjëra të tjera. Rabiot ka luajtur më shumë si një ‘8’ dhe opsioni është që të vazhdoje aty, por mund t’a bëje këtë pozitë gjatë ndeshjes nëse na duhet. Lo Celso ka bërë shumë mirë dhe Lass po përmirësohet. Motta preferoj të vazhdoje me rikuperimin.

Ajo që ju frikëson më shumë tek Real Madridi?

Do të luajmë ndaj ekipit me më së shumti kupa Europiane, me lojtarë si golashënuesi më i mirë i kompeticionit dhe me respekt ndaj institucionit dhe skuadrës së tyre, kam shumë besim tek lojtarët e mi dhe kemi dëshirë të tregojmë që jemi afër nivelit të tyre si dhe që mundmi të kalojmë tutje.

A pret një BBC në formë?

Unë pres një Madrid më të mirë dhe jam i sigurtë që ashtu si formacioni ynë, edhe i tyre do të përbëhet nga lojtarët më të mirë. Askush nuk e mendon që formacioni i Real Madridit do të jetë pa BBC. Është e vërtetë që mund të ndryshojnë sistemin në funksionim të përbërjes që kanë dhe ne kemi punuar për këtë opsione tek rivali.

Pse vjen PSG në një moment të mirë?

Për iluzionin tonë, kemi shumë iluzion për të vazhduar të rritemi dhe Real Madridi na jep një shans të madh. Duam të luajmë ndaj më të mirëve dhe Real Madridi është kampioni.

A e ndjen presionin nëse eleminohet?

E përjetoj momentin çdo ditë, çdo ndeshje, e mar si një sfidë madhore. Do të shfrytëzoj të gjitha momentet në këtë klub dhe kam besim. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë e ndeshjes. Jam i motivuar dhe kam shpresë se do të shoh një PSG madhështore, përcjell Albeu.com.

A fillon sezoni i PSG në këtë ndeshje?

Championsi është special sepse është vështirësia më e madhe për neve, por ka më tepër rivalitet se sa duket. Është e vërtetë që duam të luajmë më shumë ndeshje si kjo e sotmja.

A e ndjen presionin tek skuadra?

Jetoj çdo moment për t’a shijuar dhe për t’a respektuar, por me një besim ekstrem në gjithçka që kemi bërë dhe në gjithçka që mundemi të arrijmë.

Beson se Real Madridi ka inat që nuk e ka Neymar?

Unë nuk besoj në këtë sepse historia e ka dëshmuar dhe e tashmja poashtu që Real Madridi mund të arrije gjëra të mëdha me lojtarët që ka në dispozicion.

Çfarë ndeshje pret nesër?

Pres një ndeshje shumë kompetitive me shumë intenzitet, sespe ata kanë një ekip të nivelit të lartë dhe intenziteti është shumë i madh. Ritëm, talent.. Ka gjithçka për të shijuar këtë ndeshje.

A do e ndërronit Cristianon për Neymar?

Jam i kënaqur që kam Neymar në skuadrën time.

Një plan për Bernabeun?

Përgaditja ka filluar që pas ndeshjes në Camp Nou. Kemi folur pak por jemi shumë të qartë në këto momente. Besoj që jemi më mirë të përgaditur dhe jemi gati për të rivalizuar në këtë nivel.

Cilin sulm e shihni më të mirë për këtë ndeshje, atë të PSG apo atë të Real Madridit?

Gjithmonë duhet patur kujdes në mbrojtje. Ajo që është më e rëndësishme është që të mundemi të shijojmë të gjithë këtë ndeshje./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori